E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 85 kg marijuanë, Vocaj: Ishte për lokalet e natës

Uniformat blu të kryeqytetit përmes operacionit të koduar "Vora II" sekuestruan 85 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Lajmi u konfirmua në një konferencë për shtyp nga vetë Drejtori i Policisë se Tiranës, Tonin Vocaj. Ky i fundit pohoi se droga vinte nga fshati Lazarat i Gjirokastrës, me destinacion qytetet e Durrësit dhe të Tiranës; për t’u shpërndarë kryesisht në lokalet e natës gjatë sezonit të verës.

"Falë organizimit të këtij operacioni, u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit: Elert Novruz Latifi, 20 vjec, dhe Rigels Agron Kaja, 22 vjec. Pas një ndjekje përreth 15 minuta, forcat e Sektorit të Operacioneve Speciale bënë të mundur bllokimin e automjetit si dhe sekuestrimin e sasisë rreth 85 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Rigels Kaja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një automatik tip kallaçnikov. Nga hetimet e kryera deri më tani, lënda narkotike vinte nga fshati i Lazatit Gjirokastër, me destinacion qytetet e Durrësit dhe të Tiranës, e cila më pas do të përdorej për t’u shpërndarë gjatë sezonit turistik veror", beri te ditur Tonin Vocaj, drejtori i Policise se Tiranes.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›