Rigjykimi për Haradinaj, Thaçi shpreh keqardhjen

Kryeministri Hashim Thaçi e ka përcjellë me vëmendje dhe shpreh keqardhjen për procesin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të ish-Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Qeveria e Kosovës shpreh keqardhjen për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij të mëparshëm, nga ku u shpall i pafajshëm.
Ndërkohë, Koordinatori i Ekipit të Mbrojtjes të Haradinajt, Majkëll O’Reilli pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Hagës, përmes një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se është jashtëzakonisht i befasuar nga ky vendim i paparashikuar, duke pasur parasysh lirimin e tij me vendim unanim përpara dy vjetësh, ndërsa ka shtuar se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se çështja më me rëndësi për momentin është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës.