E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyrja në NATO, Elbasani gjithë natën në festë

Festa nisi mbrëme për të përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dekorit të qytetit, veç dritave shumëngjyrëshe, flamujve të NATO-s dhe atij kombëtar, ju shtuan dhe fishekzjarret. 

TIRANE-  Qytetarët e Elbasanit kanë festuar mbrëmë gjithë natën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Festa nisi rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të shtunës për të përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një koncert festiv u organizua në qendër të qytetit dhe kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini e cilësoi këtë ditë si shumë të rëndësishme.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, është një arritje mjaft e madhe për vendin tonë, një ëndërr e shumëpritur për ne. Hyrja në NATO e bën Shqipërinë pjesë të Europës, dhe së shpejti ne do të kemi mundësi të lëvizim të lirë në Europë e të jemi anëtarë të denjë të saj”

Dekorit të qytetit, veç dritave shumëngjyrëshe, flamujve të NATO-s dhe atij kombëtar, kuq e zi, ju shtuan me dhjetra fishekzjarrë, që për më shumë se gjysmë ore, ndriçuan qiellin. Qindra qytetarë kanë qëndruar deri në fund të koncertit, që zgjati deri në orët e para të mëgjesit të sotëm.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›