E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen ilace kontrabande nga Serbia

Policia ne Mitrovice ka kapur nje sasi te konsiderueshme te medikamenteve me prejardhje nga Serbia te cilat nje shqiptar po i bartte me nje veture nga veriu ne jug te Mitrovices.

Pas bastisjes se shtepise se shoferit te vetures jane gjetur edhe rreth 5 000 paketime te medikamenteve te ndryshme. Ilacet jane sekuestruar kurse personi eshte arrestuar.

Njesiti Special Operativ dje rreth ores 1545 ka identifikuar dhe me pas e ka ndjekur nen vezhgim nje automjet te dyshuar te tipit Audi 80 me targa KS i cili po qarkullonte nga veriu i Mitrovices permes ures kryesore te lumit Iber ne drejtim te jugut te qytetit te Mitrovices.

Automjeti eshte ndalur ne oborrin e nje shtepi ne rrugen Bedri Hasani ne lagjen Ilirida te Mitrovices. Policia e Kosoves ka siguruar urdheresen perkatese per kontroll te nje objekti percjelles te shtepise se te dyshuarit 40 vjecar te perkatesise etnike shqiptar mbi bazen e dyshimit se mund te siguroheshin prova materiale te vepres penale te kontrabandes me mallra ka njoftuar Besim Hoti zyrtar per informim publik i policise ne Mitrovice.

Gjate kontrollit ne bagazhin e automjetit policia ka identifikuar nje sasi te barnave te prodhimit Galenika te Serbise te gjitha pa banderola ndersa per vazhdimesi te kontrollit ne shtepine e te dyshuarit jane ftuar edhe hetuesit policore te sektorit kunder krimeve ekonomike.

Gjate vazhdimit te kontrollit ne nje objekt ndihmes te shtepise jane identifikuar edhe nje sasi e konsideruar e medikamenteve te ndryshme tableta kapsula ampula etj te vendosura ne thase te najlonit shumica prej tyre prodhim te Serbise te gjitha pa banderola.

Ne vendngjarje jane ftuar edhe njesite mobile te dogave te Kosoves ndersa me urdher te prokurorit medikamentet e dyshuara te kontrabanduara jane sekuestruar dhe jane deponuar ne terminalin doganor te Mitrovices.

Konsiderohet se mbi 5 180 cope paketime te medikamenteve te ndryshme jane sekuestruar per procedure te metejme nga zyrtaret e doganave.

I dyshuari 40-vjecar eshte shoqeruar ne lokalet policore per inicim te paraqitjes penale ndaj tij per kontrabande me mallra ndersa me vendim te prokurorit ai eshte liruar nga lokalet policore pas deklarates se dhene ne polici.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›