Kosova drejt zgjedhjeve te parakohshme
Nenkryetari i LDK-se Eqrem Kryeziu i ka deklaruar BBC-se se pas doreheqjes se Presidentit Sejdiu ceshtja me urgjente qe shtrohet eshte fati i koalicionit ndermjet LDK-se dhe PDK-se. Ai ka thene se situata eshte shume e renduar dhe se tani per tani nuk dihet asgje se cfare do te ndodhe me kete koalicion. Kryeziu i ka thene BBC-se se strukturat e larta drejtuese te LDK-se jane duke i diskutuar modalitetet e daljes nga kriza dhe ka shprehur shpresen se situata do te mund te zgjidhej brenda dy javesh duke mos perjashtuar asnje nga zgjidhjet e mundshme madje as prishjen e koalicionit. Duke u pergjigjur ne pyetjen se cfare do te ndodhe pas doreheqjes se Presidentit Sejdiu Eqrem Kryeziu ka thene se e para ceshtje kryesore qe duhet shtruar pas ketij akti te Presidentit eshte fati i LDK-se ne koalicion. Sipas Kryeziut nenshkrues i atij koalicioni ka qene pikerisht lideri i partise Fatmir Sejdiu dhe une nuk mund te them me saktesi dhe as perafersisht se cfare do te ndodhe me pas. Kryeziu ka potencuar se edhe nje here po e them se cfare do te ndodhe me koalicionin e dy partive te medha. Nderkaq per te dhene nje pergjigje te tille natyrisht nuk mund ta them tani per tani sepse kjo eshte ceshtje e bisedave te thella brendaperbrenda LDK-se. Duke folur per disponimin aktual te partise ai tha se kemi mbajtur mbledhje dje dhe kemi reaguar mbi aktin e doreheqjes se Presidentit. Tani se cfare do te ndodhe ne te ardhmen natyrisht qe vijne ne radhe bisedat dhe temat per te cilat folem. Ne insistimin e BBC-se qe te marre pergjigje ne pyetjen se a do te vazhdoje koalicioni apo ka nje disponim qe ai te shkaterrohet Kryeziu tha se jo kjo ceshtje nuk eshte shtruar ne rend dite ne LDK por do te duhet te shtrohet meqe nenshkruesi i atij koalicioni eshte Fatmir Sejdiu i cili dje dha doreheqje jo vetem nga posti i Presidentit por edhe nga mundesia per te mbajtur balance ne mes te LDK-se dhe PDK-se ne koalicionin e madh. Kryeziu ka shtuar se nuk kam ndonje njohuri sekrete por une po flas logjikisht se nga do te mund te shkonte rrjedha e ngjarjeve bisedat shoshitja analizat dhe me pas konsultimet me te gjithe faktoret e mundshem e ne fund marrja e nje vendimi.
Sipas tij sa i perket jetes politike eshte nje situate e rende doreheqja e Presidentit. Ne fund duke iu pergjigjur interesimit te BBC-se se kur do ti vihet pike kesaj ceshtjeje Kryeziu theksoi se nuk jam profet por besoj se brenda dy javeve te ardhshme apo 20 diteve do te kete zgjidhje ose gjerat do te marrin nje trajte.