Sejdiu mbledh Kryesine e LDK-se Bukoshi Asnje vendim deri zgjedhjen e forumeve te reja
Pas doreheqjes nga posti i Presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu ka mbledhur Kryesine e LDK-se per te shqyrtuar hapat qe kjo parti politike do te ndermarre ne vijim. Menjehere ka reaguar kandidati per kryetar i LDK-se Bujar Bukoshi duke e ftuar Kryesine aktuale te kesaj partie qe te mos marre asnje vendim te rendesishem pasi ndodhet ne fund te mandatit. Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves ka shqyrtuar dje ne nje takim te mbajtur me dyer te mbyllura opsionet dhe rrugedaljet politike pas doreheqjes se Presidentit Fatmir Sejdiu njofton radio Europa e Lire. Ishte pikerisht Sejdiu ai i cili dje i eshte kthyer zyrtarisht kreut te partise qe tashme eshte futur edhe ne procesin e brendshem zgjedhor. Nenkryetari i pare i LDK-se Eqrem Kryeziu ka thene se kryesia e partise nuk kishte biseduar per emrin qe kjo parti politike mund ti propozoje Kuvendit per postin e Presidentit. Sidoqofte sipas tij LDK-ja aktualisht po i shqyrton te gjitha opsionet dhe se ajo nuk do te jete shkaktare e ndonje krize institucionale. Me te vertete nuk kemi biseduar. Ishte vetem nje takim i kryetarit te LDK-se me Kryesine. Asgje tjeter tema te tjera nuk kemi biseduar. Ne i uruam mireseardhje dhe natyrisht dhame opinionet tona se duhet nje mobilizim i madh qe ta rikthejme LDK-ne atje ku ka qene ose edhe me lart ka thene Kryeziu. Nderkohe i kandiduari per kryetar te LDK-se Bujar Bukoshi ka ftuar kryesine e partise qe te mos nxitohet dhe te marre vendime ne emer te LDK-se pasi kjo kryesi ndodhet ne fund te mandatit. Bukoshi ka theksuar se zgjidhjet qe LDK-ja do ti ofroje pas rastit Sejdiu i takojne perberjes se ardhshme te kryesise dhe organeve te partise qe do te dalin pas zgjedhjeve partiake te parapara per fundin e nentorit apo fillimin e muajit dhjetor. Do te ishin shume veprime te nxituara qe nuk kane kurrfare arsye kurrfare baze sepse kjo nuk eshte nje urgjence. Urgjence jane punet ne LDK. E LDK-ja do te dale ne nje forme tjeter shume me te konsoliduar dhe atehere do te jete ne gjendje qe te beje edhe nje seleksionim me te mire dhe ne qetesi ti vazhdoje veprimet dhe pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme eshte shprehur Bukoshi. Ai ka thene po ashtu se nje pjese e Kryesise aktuale te LDK-se po luan rolin e nje politbyroje politike dhe e ka ftuar ate qe te mos marre asnje vendim te rendesishem para se te mbyllen zgjedhjet ne parti. Ndersa jane hapur dilemat nese Partia Demokratike e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Kosoves do te rinovojne apo vazhdojne marreveshjen dhe ta procedojne ne Kuvend kandidatin per president te Kosoves apo ne te kunderten vendi do te shkoje kah zgjedhjeve te parakohshme opozita ka shprehur qendrime te ndryshme ne lidhje me hapat qe duhen ndermarre pas doreheqjes se Sejdiut.