NATO Ende heret qe FSK te ruaje kufijte e Kosoves
Komiteti ushtarak i NATO-s ka lavderuar FSK-ne por ka thene se eshte heret te flitet nese ajo eshte e gatshme qe ti ruaje vete kufijte. Kreu i komitetit ushtarak te NATO-s admirali Giampaolo Di Paola ne viziten e tij ne Kosove e ka vleresuar me noten me te larte Forcen e Sigurise se Kosoves per ngritjen e kapaciteteve te saj. Kjo force e cila po rrit kapacitetet e saj nen mbikeqyrjen e oficereve te NATO-s ka demonstruar aftesite permes disa ushtrimeve te kryera ne termocentralin e KEK-ut ne Obilic para komitetit ushtarak te Aleances Veri-Atlantike. Ne ishim shume te kenaqur qe te shohim kapacitetet e FSK-se. Ata po bejne nje pune te shkelqyeshme dhe jemi shume te lumtur me ate qe kemi pare deri tani ka thene admirali Giampaolo Di Paola. Megjithate admirali Di Paola ka qene me i matur ne deklaraten mbi te ardhmen e FSK-se. Nje dite me pare ministri cek i Mbrojtjes Aleksander Vondra tha se tani eshte koha qe kufijte e Kosoves te mbrohen nga vete forcat kosovare pra nga Forca e Sigurise se Kosoves. Mendoj se ky nuk eshte momenti qe te flitet per te ardhmen. Realiteti eshte qe FSK-ja po shfaq detyrat e saj ne menyre te shkelqyeshme sic e pame edhe sot ne terren. Keshtu qe nuk mendoj se ky eshte momenti ne te cilin une do te spekuloja per te ardhmen ka theksuar Di Paola i cili ne Kosove ka qendruar i shoqeruar edhe nga komandanti i krahut jugor te NATO-s admirali Mark Fitzgerald raporton radio Europa e Lire. Ministri i FSK-se Fehmi Mujota ka thene se po synohet arritja e kapaciteteve te plota operacionale ne vitin 2012. As Mujota nuk foli per te ardhmen. Kete pune po e bejme bashkerisht me NATO-n sipas kritereve e standardeve te caktuara. Jemi ne rrugen e duhur per ti arritur kapacitetet ne kohen e duhur dhe ceshtjet e se ardhmes ti takojne asaj qe nuk eshte vendosur pike ne asnje gje ne vitin 2012. Por do te merren vendime te rendesishme politiko-ushtarake mes institucioneve te Kosoves dhe bashkesise nderkombetare eshte shprehur Mujota. Ushtaraket e NATO-s e kane vleresuar situaten ne Kosove si te qete. Nje gjendje te tille ata presin se do te mbreteroje edhe me 3 tetor ku KFOR-i se bashku me Policine e Kosoves dhe ate te EULEX-it do te kujdesen per sigurine gjate kohes se perurimit te patrikut serb Irinej ne Patrikanen e Pejes. Ende nuk dihet se cilet nga politikanet e Beogradit zyrtar do te hyjne ne Kosove me 3 tetor dhe nese kane kerkuar ose jo leje nga institucionet e Kosoves. Komandanti i KFOR-it beri te ditur se ka nje liste me emrat e te ftuarve. Ai ka thene se pergjegjesit politike ne Beograd e Prishtine po punojne qe ta zgjidhin kete ceshtje permes ndermjetesimit te ambasadorit grek ne Kosove.