Burgu më i tmerrshëm në Siberi të Rusisë, totalisht i izoluar nga bota

Në burgun në Krasnojarska, vuajnë dënimin kriminelët më të rëndë në Rusi. Ata që llogariten si më të rrëzikshmit dërgohen në këtë burg që është në pjesën e Siberisë.
Mediat perëndimore kanë bërë një reportazhë për punën e këtij burgu dhe burgjeve tjera në rajonin e Siberisë, që në të vërtetë kanë qenë llogre të dikurshme të komunizmit.
Siç përcjellin mediat ky burg llogaritet si njëri nga më të ashpërtit në botë.
Burg, totalisht i izoluar nga bota e jashtme. Autoritetet ruse kanë lejuar reporterin e Reuters-it që të bëj një foto reportazh në burgun famëkqe IK-17.
Rojet e armatosura bëj mbikqyrje 24 orëshë në gjithë territorin e burgut.
Të burgosurve të rrezikshëm ushqimi iu jepet nëpër hapjet e vogla të dyrve të qelive të burgut, kurse gjatë gjithë javës shërbet e njëjta meny e ushqimit.
Në ndërtesën e burgut në hyrje qëndron një mbishkrim gjigant ku thotë: “Keni kujdes se dikush ju pret në shtëpi”, me siguri për t’iu dhënë shpresë të burgosurve për mos të kryer vetvrasje./Indeksonline/