E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna mohon, Indeksonline posedon provat për mungesat në zyrë

Pas raportimit të Indeskonline se ora 11:00 e ditës së sotme ku asnjë zyrtar i Komunës së Prishtinës nuk ishte i pranishëm në vendin e punës të arka, zëdhënësi i komunës së Prishtinës Asdren Osaj përmes një reagimi ndaj këtij lajmi ka thënë se lajmi nuk qëndron pasi sipas tyre “Komuna e informon gjithë opinion se sportelet e ofiqarisë dhe korridoret aty të gjitha monitorohen nga kamerat e sigurisë, të cilat dëshmojnë se në orën që e përmend Indeksonline në tekst gjithçka ka funksionuar normalisht dhe nuk ka pasur kurrfarë revolte të qytetarëve”.

Por në redaksinë e Indeksonline qytetarët kanë sjellë prova që që në orën 11: 20 asnjë nga zyrtarët përgjegjës nuk kanë qenë të pranishëm.
Në njoftimet e vendosura në zyrën për transaksione të Komunës, thuhet se pauza është prej orës 12:00 deri në 13:00, ndërkaq zyrtarët e saj kishin vendosur të pauzojnë shumë më herët ./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›