E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te kerkuar, vihen ne pranga hajdutet e makinave

TIRANE - Dy persona te kerkuar per akuzen e "vjedhjes se makinave", jane kapur nga uniformat blu, gjate dites se djeshme. Ata ishin te shpallur ne kerkim me vendime te gjykates. Policia e Tiranes, tha gjate dites se djeshme se, ka arrestuar nje person te kerkuar nga Policia e Dibres dhe nje tjeter, per te cilin gjykata kishte vendosur masen e sigurise, "shtrim i detyruar ne spitalin e burgut". Sipas policise, nga efektivet e Komisariatit numer 4, eshte bere arrestimi i 47-vjecarit, Veip Melani, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane. Sipas policise, ai ishte i shpallur ne kerkim nga Gjykata e Dibres, qe ka dhene masen e sigurise "arrest ne burg", per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike". Pikerisht per kete akuzen ai eshte vene ne pranga. Po dje, eshte arrestuar dhe Eris Kullahu, 25 vjec, me banim ne Tirane, i denuar me pare per "vjedhje". Policia tha se, Kullahu ishte i shpallur ne kerkim me urdher te Gjykates se Beratit qe ne daten 30 maj 2008, pasi kishte dhene masen e sigurise "shtrim te detyruar ne spitalin e burgut". Sipas policise, te dy personat e arrestuar i jane dorezua seksioneve te kerkimit, te cilet kane bere transferimin e tyre, sipas mandateve te leshuar nga gjykatat. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›