E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga shtepia ne qender me arme ne brez

TIRANE - Zbriste nga shtepia per ne qender te kryeqytetit, kapet me arme pa leje. Gjate dites se djeshme, oficeret e parandalimit te krimit te Komisariatit numer 4, bene arrestimin ne flagrance te Reshat Hidas, 46 vjec, banues ne fshatin Brare, komuna Dajt, Tirane. Policia e Tiranes tha se, arrestimi i 46-vjecarit eshte bere pasi eshte kapur ne flagrance prane ish-Repartit 3700, rreth oreve te para te mengjesit me nje arme zjarri pistolete tip "TT" e vitit 1952. Ai ka qene i denuar dhe me pare, nen akuzen e "armembajtjes pa leje". Hida e mbante armen pa leje. Arma i eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Dosja me materialet ne ngarkim te 46-vjecarit, i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale "armembajtjes pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›