Kapen me 3.5 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe policit italian
ITALI- - Një shtetas shqiptar dhe një polic italian janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të cilëve u janë gjetur e sekuestruar në momentin e arrestimit rreth 3.5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjatë një operacioni anti-drogë janë është vënë në pranga, shqiptari 28-vjeçar Edmond Beshaj si dhe komandanti i policisë së San Donato në Leçe, 51-vjeçari, Damiano Montinaro.
Sipas policisë, fillimisht 1 kg lëndë narkotike është gjetur në makinën ku udhëtonin dy personat, ndërsa 2.5 kg janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e italianit. Heroina kapte vlerën e rreth 80.000 eurove dhe ishte gati për t’u nxjerrë në treg.
Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, Edmond Beshaj, i cili punonte në një kompani riparimi televizorësh në Leçe, policia nuk ka gjetur asgjë, por vetëm 735 euro të cilat janë sekuestruar.
Hetimet nga ana e policisë italiane vazhdojnë për të saktësuar se kujt i përkiste lënda narkotike dhe nëse Montinaro dhe Beshaj kanë vepruar vetëm apo janë pjesë e ndonjë organizate kriminale italo-shqiptare.
(e.m/news24/BalkanWeb)