Kapen me kokainë dy të rinj shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë që jetojnë në Itali kanë rënë në pranga, nën akuzën e shpërndarjes së kokainës. Sipas mediave italiane, që u referohen burimeve të policisë, ndalimi është bërë në Rovigo, mbrëmjen e djeshme. "Policia arrestoi dy shtetas shqiptarë, Renato Arapi, 24 vjeç, dhe Eduart Qemali, 31 vjeç", bëjnë të ditur mediat italiane. Sipas të njëjtit burim, dy shqiptarët u ndaluan nga patrulla policore, ndërsa ishin duke udhëtuar me një makine tip BMW. Shqiptarët iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentët, atyre iu gjetën dy kilogramë kokainë. Nga hetimet e para rezultoi se kokaina do të shpërndahej në qytetin e Padovës, ku ata jetonin.