E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, Investigimi vendos 474 gjoba prej 14 milionë lekësh

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet Drejtorisë së Investigimit Tatimor, gjatë 2 muajve të fundit, pas kontrolleve në 3206 subjekte me aktivitete të ndryshme, ka vendosur 474 gjoba me vlerë rreth 14 milionë lekë. Kontrollet e ushtruara në disa qytete rezultuan me bllokim malli në 63 raste për shkak të mungesës së faturave tatimore. Po ashtu janë evidentuar 129 raste të subjekteve të paregjistruara në QKR, të cilat janë gjobitur me 3.2 milionë lekë. Ndërsa për 700 punonjës të padeklaruar në disa sektorë biznesi, kryesisht ndërtim, fason dhe bar-kafe, janë vendosur gjoba në 7 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›