Kapen ne Doganen e Tiranes 11 klandestine afgane
Kapen në Doganën e Tiranës 11 shtetas afganë, të cilët kishin hyrë klandestinë nga territori grek.
Klandestinët u gjendën brenda trajlerit, i cili importonte mallra elektro-shtëpiake dhe konfeksione nga Turqia.
Policia shoqëroi drejtuesin turk të automjetit, në trajlerin e të cilit u gjendën klandestinët.
Automjeti ishte planifikuar për t’u zhdoganuar në Tiranë, ndaj kontrolli i imtësishëm ishte lënë të kryhej në doganën e kryeqytetit.
Burimet policore thanë se po hetohet në pistën e një kalimi të paligjshëm të kufirit, që niste në Greqi.
Klandestinët dyshohet të kenë hyrë fshehurazi në trajler në një moment pushimi të drejtuesit të automjetit që vinte nga Izmiri për në Tiranë.
Klandestinët afganë u dërguan në një qendër të mbyllur në Tiranë, ndërsa pritej dëbimi i tyre për në kufirin grek, nga ku edhe kanë hyrë.
Rastet e konstatuara kanë etiketuar Greqinë si vendi kryesor tranzit nga ku realizohet trafikimi i shtetasve afganë apo kurdëve për në vendet e tjera të Bashkimit Europian.