Bulqizë, ndalohet kreu i sindikatës Dilaver Përkoxha
BULQIZË- Përfundon në komisariatin e Bulqizës kreu i sindikatës së minatorëve, Dilaver Përkoxha. Shkak për ndalimin e tij është bërë mbajtja me forcë e celësave të zyrës të sindikatës.
Përkoxha është shkarkuar nga detyra prej Këshillit Sindikal para disa ditësh dhe është zëvendësuar nga Kujtim Alliu, i cili nuk ka mundur të marrë ende detyrën për shkak se Përkoxha nuk jep dorëheqjen dhe nuk dorëzon celsat e zyrës.
Përkoxha deklaron se nuk do të largohet nga detyra deri sa të votojnë minatorët për ikjen e tij. Më herët ai ka deklaruar se ka një kontratë deri në vitin 2013-ën me konfederatën e ACR-në.
Pikërisht këto mosmarrëveshje mes tij e konfederatës, kanë sjellë këtë situatë.
(ma.ar/BalkanWeb)