Bashkia e Tiranes zgjidhje kanalizimeve te ujit te pijshem ne Kodren e Priftit
Zgjidhja e problemit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën e Kodrës së Priftit do të jetë një nga prioritet e Bashkisë në buxhetin e ri.
Specialistë të Bashkisë prej ditësh janë në terren duke identifikuar problematikën me qëllim parashikimin në buxhet të fondeve për zgjidhjen e tyre.
Një nga problematikat më të mëdha të konstatuara dhe që ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e kreut të Bashkisë është kanali i hapur i ujërave të zeza në këtë zonë që është kthyer prej vitesh në shqetësim për banorët.
Sot kanë inspektuar këtë zonë, drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli, i shoqëruar nga specialistë të Bashkisë dhe kryetari i Njesisë Bashkiake numër 3, Ilir Kokona.
Zeneli tha për mediat se pas një konsultimi me qytetarët dhe me njësinë bashkiake, do të ndërhyhet për ndërtimin e kolektorit dhe mbylljen e kanalit të hapur që përshkon përmes këtë zonë.
“Bashkia në kuadrin e përgatitjes së buxhetit për vitin 2012, në bashkëpunim me Njësinë Bashkiake dhe specialistët e saj kanë dalë në terren, duke takuar qytetarët dhe janë duke bërë të gjithë identifikimin e problematikave. Këtu në Njësinë nr.3, zona e Kodrës së Priftit,, problematika është mjaft e madhe, për këtë arsye është edhe në vëmendje të vazhdueshme te Kryetarit të Bashkisë z.Basha.
Është parashikuar që të bëhet kolektori i ujërave të zeza, pasi siç e shikoni këtu është një kanal i hapur, zona është e rindërtuar dhe ujërat e zeza derdhen ne këtë kanal. Përveç kolektorit do të futet në projekt komplet zona e Kodrës së Priftit, për t’u bërë e gjithë infrastruktura e nevojshme, duke përfshirë rrugën, ndriçimin dhe gjelbërimin”, tha Zeneli.
Për të adresuar sa më mirë zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës, Bashkia po bashkëpunon ngushtësisht edhe me institucionet e tjera.
Në këtë kuadër sipas Zenelit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, do të nisë së shpejti ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Kodrës së Priftit.
“Bashkia nuk është e vetme, ajo ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me institucionet e tjera siç është edhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, ku së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Kodrës së Priftit, që ka qenë një gangrenë për një kohë të gjatë.
Problematika e zonës së Kodrës se Priftit do jetë një ndër projektet e para që do të fillojnë në vitin 2012 dhe po kështu po punohet në të gjithë zonat problematike të qytetit të Tiranës”, shtoi Zeneli.