Tiranë, kapen 11 kurdë klandestinë, brenda një kamioni
TIRANË- 11 klandestinë kurdë janë ndaluar sot në Tiranë rreth orës 11:00. Këta të fundit janë gjetur të fshehur në një kamion tek dogana e kryeqytetit.
Sipas burimeve të policisë së Tiranës, mësohet se klandestinët kishin ardhur në Tiranë prej Selanikut, duke ndjekur linjën Turqi-Greqi-Shqipëri.
Ata udhëtonin me një kamion që transportonte pajisje elektronike të ndryshme, ndërkohë që destinacioni i tyre final ishte Italia. Ndërsa për shoferin turk të kamionit ka filluar ndjekja penale.
Sic deklaron policia, ky është një rast i përsëritur, ku klandestinët nga Turqia ndjekin këtë rrugë për të mbërritur në brigjet italiane.
(ma.ar/BalkanWeb)