E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen në Itali 730 kg marihuanë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Plot 730 kg lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Mesinës, ku autoritetet italiane dyshojnë se vinte nga Shqipëria.Lënda po transportohej në një anije në momentin kur është ndaluar. Policia italiane njofton se ka ndaluar tre persona si përgjegjës për trafikun, transmeton Shekulli online.

Lënda ishte paketuar në 43 pako me 17 kg secila dhe kishte si destinacion tregun italian. Vlera e sasisë së sekuestruar në Itali nëse do të tregtohej arrinte deri në 10 milionë euro./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›