Zvicra më 2012 ka investuar 755 milionë për shkencë

Asnjëherë nuk ka mbështetur më shumë Zvicra projekte kërkimore se vitin e kaluar. 755 milionë franga janë investuar në vitin 2012 për mbi 3500 projekte shkencore.Fondacioni Nacional i Zvicrës (SNSF) në vitin 2012 ka investuar rekord prej 755 milionë frangash në projekte hulumtuese. Është fjala pothuajse gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar.
Sipas raportit vjetor të publikuar nga Fondi Nacional i Zvicrës janë miratuar në vitin 2012 mbi 3500 projekte kërkimore. Thuhet se janë mbështetur më shumë projekte në shkencat biologjike dhe në mjekësi me 41 për qind, 35 për qind në shkencat natyrore, matematikë dhe inxhinieri, dhe 24 për qind në shkencat humane dhe sociale, transmeton albinfo.
8750 studiuesit që janë mbështetur vitin e kaluar, më shumë se gjysma e tyre janë doktorantë.
Rreth gjysma e fondeve përkatësisht 391 milionë franga janë investuar në financimin e projekteve.
Zvicra në këtë mënyrë pretendon për të ruajtur pozitën udhëheqëse në projektet kërkimore ndërkombëtare, shkruan SNF. Në këtë drejtim janë përfshirë edhe promovimi jashtë vendit i studiuesve të rinj me karrierë.
Në plani e veprimit 2013-2016, Fondi Nacional për Shkencë parashikon gjithashtu përmirësimin kushteve të punësimit për studentët e doktoraturës.
Fondi Nacional për Shkencë (SNF) gëzon mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës duke përkrahur çdo vit rreth 8.500 studiues.
Me këtë vlerësohet të jetë institucioni më i rëndësishëm zviceran për nxitjen e kërkimeve shkencore, shkruan SNF./Indeksonline/