E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen në flagrancë dy persona të akuzuar për plagosje me dashje në Valias

Tiranë, 29 korrik, NOA Janë kapur në flagrancë ditën e sotme dy personat shpallur në kërkim, Alfred Kasi dhe Vladimir Hilaj, që të dy banorë në Kamëz.

Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë plagosur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit vëllezërit Elez dhe Islam Dida, ngjarje kjo e ndodhur më datë 15 maj në qendër të Valiasit.
Kapja e tyre u realizua nga policia sot në orët e para të mëngjesit në Kamëz Tiranë. 

Ndaj tyre u ekzekutua masa e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë Arrest në Burg për veprën penale Plagosjes së rëndë me dashje.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›