E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me kamionin, vdes 20-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje në mbrëmje në rrugën nacionale Fier -Roskovec.


Nga ky aksident ka gjetur vdekjen një 20- vjeçar banor i komunës Zharzë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Zharzë në rrugën nacionale rreth orës 21.30 minuta. Viktima i identifikuar si Arjol Kotherja, në momentin e aksidentit ka qene duke udhëtuar me një motoçikletë. Mungesa e ndriçimit dhe shikueshmërisë në rrugë ka bërë që mjeti të përplaset prapa një kamioni dhe si pasojë është rrëzuar në asfalt, duke marrë goditje të forta.


Kotherja është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, por mjekët janë shprehur se gjendja e tij shëndetësore ishte tepër e rendë dhe nuk kanë mundur ta kthejnë atë në jetë. Më pas ai është çuar në morgun e spitalit të Fierit dhe pasi kryerjes së veprimeve ligjore është tërhequr nga të afërmit. Policia rrugore ka nisur hetimin dhe për këtë ka shoqëruar drejtuesin e kamionit në polici për ta pyetur lidhur më këtë ngjarje të rëndë .

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›