Kapen shitesit e heroines bllokohet 350 grame heroine

TIRAN- Nje grup shperndaresish droge prej 14 personash u godit nga policia ne nje operacion disa javor qe perfundoi me kapjen e 6 personave gjate te shtunes ne mesnate. Blute bllokuan nje sasi prej 350 gramesh heroine 10 grame kokaine 50 grame marijuane si dhe nje peshore elektronike dixhitale. Mes te ndaluarve ishte edhe nje vajze 22 vjecare nga kryeqyteti qe me pas u e lire nga policia.
Te arrestuarit jane Imer Selimi 51 vjec banues ne Kamez i denuar per falsifikim dokumentesh Leard Jaku 20 vjec banues ne Tirane i denuar per shitje droge Vilson Senija 19 vjec banues ne Tirane Erli Mersini 21 vjec banues ne Tirane i denuar per vjedhje si dhe Alban Danga 22 vjec banues ne Tirane. Bashke me ta u ndalua per disa ore edhe Anxhela Lamce 22 vjece e cila do te hetohet ne gjendje te lire.
Policia tha se personat e mesiperm akuzohen per posedim shitje e shperndarje te droges ne bashkepunim. Nga kontrollet banesave te kryera nga oficeret e antidroges u bllokua sasia e droges e cila ishte e ndare ne disa raste ne qese te vogla farmacie e gatshme per tu shitur tek perdoruesit. Te arrestuarit e operacionit te fundit te koduar Rugicat jane pjese e nje grupi te goditur nga policia gjate javeve te kaluara.
Gjate arrestimeve te meparshme policia kishte arrestuar 8 persona te ndryshem te cilet kryenin shitje dhe shperndarje te heroines ne kryeqytet. Ne total numri i te arrestuarve gjate ketyre operacioneve te policise te akuzuar per shitje dhe shperndarje te lendeve narkotike si heroine kokaine dhe marijuane ka arritur ne 14 persona ndersa te akuzuar jane 15 vete.
Nga hetimi i kryer nga oficeret e Antidroges se Policise se Kryeqytetit keta persona e shisnin drogen prane qendrave studentore zonen e Kombinatit Laprakes Kamzes Bathore Zogu i Zi dhe zona te tjera ne Tirane.
Te arrestuarit
Imer Selimi 51 vjec nga Kamza i denuar per falsifikim dokumentesh
Leard Jaku 20 vjec nga Tirana i denuar me pare per shitje droge
Erli Mersini 21 vjec nga Tirana i denuar per vjedhje
Vilson Senija 19 vjec nga Tirana
Alban Danga 22 vjec nga Tirana.
Anxhela Lamcen 22 vjece nga Tirana
350 grame heroine
10 gram Kokaine
50 gram cannabis sativa
peshore elektronike Dixhital Scale.