E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve Imami raporton tek Siguria

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami pritet qe flase ne Komisionin e Sigurise lidhur me ceshtjen e trafikimit te armeve. Edhe pse seanca ishte caktuar per diten e premte per shkak te angazhimit te deputeteve ne zonat e tyre elektorale u vendos qe te zhvillohet sot. Seanca degjimore me ministrin erdhi pas kerkeses se deputeteve te majte ne kete komision.


Ne nje seance degjimore me ministrin e Mbrojtjes kemi kerkuar disa informacione lidhur me tregtimin e armeve te bere nga shteti shqiptar me vendet e tjera - u shpreh deputeti Asllan Dogjani ne mbledhjen e kaluar. Gjate seances plenare te dates 3 mars ministri i Mbrojtjes Imami pohoi shitjen e armeve midis te cilave edhe me Jemenin dhe me shtete te tjera arabe qe aktualisht jane kthyer ne qendra te trazirave.

Qeveria e Jemenit pavaresisht mendimit tuaj eshte nje qeveri qe lufton kunder terrorizmit dhe eshte nje qeveri aleate ndersa ceshtjet e demokracise jane ceshtje qe do te zhvillohen edhe ne Jemen si kudo tjeter por kjo nuk pengon qe te kryhen tregti te ligjshme me keto vende. Edhe une nuk kompleksohem se po thoni Jemeni. Ne 2009-en eshte lidhur nje kontrate qe nuk eshte realizuar. Po te doni ejani ne komision tju jap argumente shtese kur te trajtojme kete ceshtje - u shpreh Imami. Deklaratat e ministrit erdhen pas akuzave te opozites e cila mori shtyse nga kanali televiziv europian Euronews.

Transaksione te paligjshme me shtetas serbe malazeze dhe boshnjake qe po e perdorin territorin e shqiptar apo municionet ne Shqiperi per te furnizuar gjithe sulltanet qe sot ndihen ne veshtiresi. Kam dokumente qe deshmojne transaksionet. Ne kryejme transaksione armesh me shtetas serbe Ministria e Mbrojtjes dhe Meiko kane hyre ne marredhenie edhe me tregtare serbe. Euronews tregoi predhat tona kineze qe jane derguar si arme ne Libi ne raportin e OKB-se deshmohen predhat e armet qe jane derguar ne Jemen vetem per vitin 2009 e vende te tjera arabe - theksoi Brace .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›