Kapen të rinjtë duke vjedhur në flagrancë
TIRANE - Policia kap në flagrancë dy adoleshentë që po vidhnin një market në Kamëz. Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit njoftuan dje se specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve ndaj Biznesit kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Kastriot Hidërmuça, lindur dhe banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje dhe shokun e tij 18-vjeçar Gazmend Pjetri lindur në Pukë dhe banues në Kamëz. Arrestimi i dy adoleshentëve u bë sepse në lagjen e quajtur "Frutikulturë", janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin ushqimor në pronësi të një banoreje të asaj lagjeje. Po kështu, sipas policisë në lidhje me këtë vjedhje rezulton të jetë bashkautor edhe 18-vjeçari Sokol Hida, lindur dhe banues në Kamëz, me arsim 8 klasë, i pa dënuar, për kapjen e të cilit po punohet pritej bluve. Në momentin e arrestimit të Hidërmuçës dhe Pjetrit policia pohon se u ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një palë pinca, një palë doreza dhe një motoçikletë tip "Papaq" me të cilin lëviznin adoleshentët. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet në ngarkim të së rinjve iu kaluan prokurorisë, për veprën penale "vjedhje në bashkëpunim e mbetur në tentativë".