Renia e USD, prodhimi i "Mercedesit" transferohet ne SHBA
Renia e dollarit amerikan ne kembim me euron transferon prodhimin e modeli C te "Mercedesit" ne SHBA. Kryesia e Daimlerit nuk e kishte te lehte marrjen e nje vendimi te tille. Por vendimi eshte marre si pasoje e kursit gjithnje ne renie te dollarit amerikan. Nga gjithsej 1.27 milione makinat e shitura ne vitin e fundit, 440 mije kane qene te modelit C prej tyre 80 mije jane shitur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Atje, ne Tuscaloosa ku aktualisht prodhohen automjete fuoristrade dhe modeli R, ora e punes kushton aktualisht rreth 30 euro, nderkohe qe ne Gjermani eshte rreth 50 euro. Aktualisht Daimler prodhon rreth 80 per qind te automjeteve te tij ne Evropen Perendimore nderkohe qe ketu, shet me pak se 60 per qind te tyre. Deri tani ky model prodhohej ne Bremen. Pervec kesaj Daimler paralajmeroi edhe masa te tjera per zhdemtimin e qendres se prodhimit ne Sindelfingen, per te ruajtur ne kete menyre vendet e punes ne kete qender. Me gjithe transferimin e montimit te modelit luksoz SL nga Bremeni ne Sindelfingen, vendet e punes ne uzinen e Bremenit do te sigurohen permes zhvendosjes atje te prodhimit te modelit C per tregun evropian. Shefi i Daimlerit Dieter Zetsche sqaroi se "Gjermania eshte dhe mbetet zemra e sistemit tone te prodhimit. Me riorganizimin e ri dhe fillimin e prodhimit te nje modeli C ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes koncerni percakton prioritetet ne menyre qe te jete edhe ne te ardhmen konkurrues ne treg". Ne uzinen me te madhe te Daimlerit ne afersi te Stuttgartit, ne Sindelfingen nuk do te kete shkurtime te vendeve te punes, sqaroi Wilfried Porth nga Keshilli i Punetoreve. Sipas te dhenave te tij ne Sindelfingen punojne aktualisht 20 mije vete, gati 4000 prej tyre ne sektorin e prodhimit te modelit C.