E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 14 kg drogë, në stacionin kufitar të Përmetit

 

Gjatë kontrollit të automjetit të Ardian Rexhepit është gjetur edhe 10.5 kilogramë drogë më shumë. Përveç asaj që u gjet në gomën e rezervës është gjetur edhe 3.5 kg në sediljen e pasme të makinës dhe 7 kg të tjera janë gjetur në prapakolpin e automjetit. Droga ka qenë e ndarë në pako me nga 500 gramë secila.

Ngjarja ka ndodhur sot kur gjatë një kontrolli të zakonshëm, në stacionin e policisë kufitare në vendin e quajtur 'Tri Urat' në Përmet, është kapur 3.5 kilogramë drogë, që dyshohet të jetë heroinë. Lajmi bëhet i ditur nga policia kufitare e Përmetit. Është arrestuar shtetasi Ardian Rexhepi, nga Mollasi i Korçës, i cili kishte fshehur drogën në gomën rezervë të automjetit tip Tojota me targa greke YBM 34 02.

Ka qenë një kontroll i zakonshëm, ndërkohë që Ardian Rexhepi udhëtonte drejt Greqisë, dhe drogën e kishte sistemuar duke e ndarë në 7 pako 500 g secila

Ndalimi është bërë nga specialistët e policisë kufitare në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Ndërkohë që ende vazhdojnë hetimet për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje, për të ditur nëse kishte edhe të tjerë të përfshirë dhe për të ditur destinacionin e saktë të drogës. Por nga kontrolli i hollësishëm automjeti i Rexhepit eksportonete sasi më të mëdha lëndësh narkotikeEntela Bani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›