Kapet 142 kg hashash, arrestohet një shtetas grek

Kapet sërish drogë shqiptare në kufirin shqiptaro-grek të Igumenicës. Rreth 143 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është sekuestruar nga forcat e policisë në fshatin Sajadhë të rajonit të Thesprotisë, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i saj.
Një 48-vjeçar, shtetas grek është arrestuar pasi po transportonte lëndën narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit helen. Nga hetimet rezulton se 48-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar tri ditë më parë dhe është i njëjti person, që në qytetin e Artës, ditën e shtunë, braktisi, pas ndjekjes së policisë, një fuoristradë të mbushur me 113 kg e 635 kg hashash.
Nga hetimet rezulton se i ky person është pjesë e një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndaj, kanë nisur hetimet intensive, deri në Athinë, si destinacioni përfundimtar.