E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, rishqyrtohet çështja e Aldo Bares

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzon burgimin e përjetshëm për Aldo Baren. Kjo gjykatë në seancën e sotme ka vendosur që ta rikthejë çështjen për gjykim në shkallën e parë ndaj  kreut të “Bandës së Lushnjes”.Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë si masë ndaj kreut të “Bandës së Lushnjës” dënim me burgim të përjetshëm.
 

Avokati i Aldo Bares, Vladimir Meçi ka deklaruar se klientit të tij do t`i bëhet një gjykim nga fillimi për të gjitha akuzat e ngritura ndërsa ka shtuar se gjatë gjykimit ka pasur shkelje të rënda proceduriale.
 

Më 28 mars të vitit 2011 Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin “burg për jetë” për kryetarin e Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Trupi gjykues e shpalli fajtor Baren për 5 vrasje duke vendosur dënimin maksimal për veprat penale.

Duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë, Aldo Bare akuzohet se është përgjegjës për akuzat: "Vrasje me paramendim" të shtetasit Genci Kashari, "Vrasje me paramendim" të shtetasit Masar Aliu, "Vrasje me paramendim" të shtetasit Xhevat Demiri, "Vrasje me paramendim" të shtetasit Nimet Zeneli, "Vrasje me paramendim" të mbetur në tentativë të shtetasit Artur Daja, "Vrasje me paramendim", të mbetur në tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›