Ndahet nga jeta kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi
Tiranë- Kryetari i Partisë Komunsite të Shqipërisë, Hysni Milloshi ka ndërruar jetë sot në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundjeje polmonare.
Milloshi ka mbyllur sytë rreth orës 05:00 të së mërkures në Sanatoriumin e Tiranës ku prej kohesh ishte i shtruar pasi vuante nga Fibroza Polmonare.
Hysni Milloshi kandidoi nën logon e Partisë Komunsite për postin e kreut të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 8 Majit 2011.
Hysni Milloshi u lind më 8 nëntor 1941 në Berat. Ai ishte një shkrimtar, politikan markist-leninist. Milloshi themeloi në 1991 Bashkimin e Aktivistëve Vullnetar “Enver Hoxha”, në qytetin e Beratit. Ai ishte themelues dhe Sekretari i Parë, i Partisë Komuniste të Shqipërisë pasardhëse Partisë së Punës së Shqipërisë.