Gjirokaster kapen 70 kg marihuane

Të paktën 70 kg marihuanë janë kapur në Gjirokastër, në brezin kufitar mes Shqipërisë e Greqisë.
Në aksionin e kryer nga patrullat e gatshme të policisë kufitare, një person është arrestuar me sasinë e drogës së paketuar.
Bëhet fjalë për shtetasin Adil Peshku nga Librazhdi.
Ndërkohë që dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për trafik droge.