E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi mblidhet sot pasdite diskutohet per Komisionin Hetimor

UPDATE- Sot pasdite ne oren 1700 Kuvendi mban seancen e fundit per vitin 2010. Ne kete seance te fundit ceshtja e vetme qe pritet te shqyrtohet eshte komisioni hetimor per zgjedhjet.
Zgjidhja
Edhe pse dy partite nuk kane perjashtuar ende dy variantet e para perfaqesuesit ligjore perkatesisht Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali per PD-ne dhe Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknurit nga PS po shikojne mundesine e nje varianti te trete. Zgjidhja sipas ketij varianti eshte qe PS ne projektvendimin qe do te miratohet ne Kuvend ne cdo pike te saj ku kerkohet hetimi te saktesohet me hetim ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Nje saktesim i tille kenaq te dyja forcat duke qene se demokratet ne qendrimin e tyre theksojne se jane te gatshem per te pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor nese do te zbatohet neni 178 i Kodit Zgjedhor. Demokratet kerkojne qe kutite te hapen dhe materialet zgjedhore te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Ne arkiv materialet te perpunohen nga punonjesit dhe pasi te deklasifikohen te behen publike. Komisioni duhet ti dergoje kerkesen zyrtare arkives dhe me pas te prese pergjigjen e saj per materialet. Nga ana tjeter fletet te digjen menjehere sapo te hapen kutite. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet sipas ketij Kodi KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit nxjerr procesverbalet e votimit si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se thuhet ne Kod. Negociatoret e te dy paleve kane rene dakord per bisedime ne mengjesin e se henes. Vendimi per zgjidhjen apo jo te krizes do te lihet per ne momentet e fundit vetem pak minuta para fillimit te seances plenare. Negociatoret do te shfrytezojne ne maksimum kohen e vene ne dispozicion per zgjidhjen e krizes dhe per miratimin me pas te projektvendimit te PS-se ne seance plenare. Nje nga opsionet qe qarkullon eshte qe seanca plenare te zhvillohet pasdite rreth ores 1800 ku deputetet ne rast se arrihet marreveshja do te ngrene Komisionin Hetimor per hetimin e zgjedhjeve te kaluara.

Objekti i hetimit qe parashikon projektvendimi i PS-se

II. Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit hetimi i dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare raporti i OSBE-ODHIR-it per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor
i. hetimi i dyshimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te k.q.v etj
ii. hetimin e dyshimeve lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to ose lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme te Gjendjes civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te regjistrit kombetar te Gjendjes civile etj
iii. hetimin e dyshimeve ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren dhe kriteret e zbatuara ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private
iv. hetimin e dyshimeve ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 Qershor 2009
v. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave

vi. hetimi i dyshimeve dhe pretendimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore si dhe per rastet e dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009



Kushti
PD Jo hetim per ceshtje qe ka vendime te formes se prere

Komisioni Hetimor do te hetoje kutite e materialeve qe nuk kane qene objekt hetimi nga Gjykatat.
Mazhoranca i vendos opozites nje tjeter kusht per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Burime bejne te ditur se PD kerkon qe komisioni te mos kete kompetence per te hetuar materialet zgjedhore te cilat kane qene me pare objekt hetim nga gjykatat. Edhe kjo ceshtje duket se eshte pranuar nga opozita e cila kerkon me ngulm ngritjen e Komisionit Hetimor. Nga ana e saj mazhoranca ka sqaruar se eshte e gatshme per hetimin e materialeve vetem nese do te zbatohen vendimet e gjykatave. Te djathtet propozojne qe Komisioni te nisi hetimet per te gjitha ceshtjet qe kerkon opozita pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre. Ne propozojme qe per hetimin e ceshtjeve per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga Gjykatat e vendit Ju qe kembengulni per hetim te pakufizuar ti drejtoheni Gjykates se Strasburgut per vendimin nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa Juaj per rinumerimin e votave. Ndersa per vendimet e Gjykates Kushtetuese nr. 18 2003 26 2006 20 2007 dhe 22 2010 ne te cilat kjo Gjykate percakton apo me sakte nuk lejon Komisionin Hetimor Parlamentar te hetoje ceshtje te juridiksionit te gjykatave Ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per interpretimin e vendimeve te saj thuhet ne nje leter qe kreu i grupit parlamentar demokrat i ka derguar homologut te tij socialist me 30 nentor te ketij viti. Socialistet nga ana e tyre kane hequr dore nga ceshtja e fleteve te votimit duke kerkuar hetimin e zgjedhjeve vetem permes materialeve zgjedhore. Ne projektvendimin e paraqitur prej saj PS percakton qartesisht objektin e hetimit perberjen dhe kohezgjatjen e komisionit.



KQZ Me 29 dhjetor vendoset djegia e fleteve

Ne nje kohe kur dy forcat politike jane duke negociuar nje menyre per zgjidhjen e krizes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hyre ne mes si nje pale e trete duke kercenuar prishjen e cdo kompromisi te mundshem. KQZ ka njoftuar se me date 29 dhjetor do te mblidhet per te marre nje vendim per fletet e votimit dhe per materialet zgjedhore. Sipas njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare te ketij institucioni ne date 29.12.2010 diten e merkure ora 1100 zhvillohet mbledhja e KQZ-se per shqyrtimin e projektvendimit per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura per zgjedhjet e dates 28 qershor 2009. Ne relacionin qe shoqeron projektvendimin e KQZ-se thuhet se eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 Qershor 2009. Ne procesin e punes perfshihet hapja e kutive te votimit seleksionimi i bazes materiale pastrimi nga etiketat dhe flete te ndryshme te ngjitura ne te gjitha kutite si dhe larja e tyre. Madje KQZ ka bere gati edhe sasine e karburantit qe do te perdoret per djegien e fleteve te votimit.

Nje tjeter fokus i punes se KQZ-se eshte edhe seleksionimin dhe evidentimin e materialeve qe mund te riperdoren si tamponet e vulave vizore stilolapsa makine llogaritese si dhe seleksionimin e vulave dhe asgjesimin i pjeses plastike nga tamponi i cili mund te perdoret per prodhimin e vulave te reja ne procese te tjera zgjedhore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›