Kuvend sot seanca e fundit e 2010-s

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot në orën 17:00 seancën e fundit për vitin 2010.
Çështja e vetme që pritet të shqyrtohet në parlament është komisioni hetimor për zgjedhjet.
Seanca e sotme mbahet pas maratonës së gjatë në kuvend ditën e enjte dhe të premte.
Gjatë këtyre ditëve palët pretendojnë se kanë zhvilluar negociata që nga e premtja për arritjen e një konsensusi.