E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 70-vjeçarja me drogë

Autori i Lajmit: red.
Një lajm i rrallë, por që kohët e fundit është bërë i zakonshëm në Shqipëri. Një grua e moshuar është ndaluar dje, pasi policia ka gjetur drogë në oborrin e saj. Sipas burimeve nga policia mësohet se “Policia e Pogradecit ka nisur një procedim penal ndaj një të moshuare 70-vjeçare, pasi asaj iu gjetën 6 bimë narkotike, të mbjella në oborrin e shtëpisë së saj”. Burimet policore bëjnë me dije se ajo është Lirije Capo, banuese në fshatin Gështenjas, pasi në oborrin e banesës së saj janë gjetur 6 bimë të ngjashme me ato të kanabis sattiva, të cilat u morën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Për shkak të moshës, është vendosur që ajo të ndiqet në gjendje të lirë. U kryen veprimet procedurale për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal dhe materialet do t i kalojnë Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme. Ky rast ka mjaft precedentë, ku gra të tjera të moshuara kanë marrë përsipër mbjelljen e lëndëve narkotike dhe janë ndaluar nga policia ose janë gjykuar në gjendje të lirë.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›