E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga “fotokopjon” Superkupën, nis me “finalen” Tirana-Flamurtari



Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë e futbollit shqiptar zbardhën kalendarët për sezonin 2009-2010, pas shortit te hapur te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në ambientet e hotel “Rogner”. Shorti është hedhur nga duart e ish-misit dhe tashme gazetares Desada Xhani dhe ish -bomberit të njohur të ekipit Kombëtar, Altin Rraklli e nën kujdesin e shefit të Sektorit të Garave, Ilir Shulku. Të pranishëm ishin përfaqësues të të gjitha klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së parë. Superliga, e përbërë nga 12 skuadra, do ta ngrejë siparin me 23 gusht, ndërkohë që e Para, 16 ekipe, do të startojë një javë në pas, më 29 gusht.

FOTOKOPJE E SUPERKUPËS
Kampionati elitar i futbollit shqiptar, Kategoria Superiore, në përbërje të së cilës janë gjashtë skuadra, që të paktën e kanë fituar një herë titullin, ofron menjëherë, qysh në javën e parë të saj, një “fotokopje” të finales së Superkupës së Shqipërisë. Shorti vendosi përballë njëra-tjetrës, Tiranën, kampione në fuqi të vendit, me Flamurtarin, fitues të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat, që do të diskutojnë midis tyre, më 16 gusht edhe fitimin e trofeut të parë sezonal.
Nënkampionia e Shqipërisë, njëherësh edhe e vetmja skuadër shqiptare që ia doli të kalojë një tur në kompeticionet evropiane, Vllaznia, do të udhëtojë drejt Kavajës, për t’u përballur me Besën e Kavajës, një skuadër që është përforcuar shumë gjatë merkatos verore e me pretendime të qarta për t’u rikthyer në arenën ndërkombëtare. Sezonin e kaluar, Vllaznia barazoi 0-0 me Tiranën në Shkodër, ndërsa Besa humbi 0-1 në shtëpi me Flamurtarin.
Dinamo, nga ana e saj do të luajë javën e parë në Krujë kundër Kastritotit të rikthyer në Kategorinë Superiore, pasi eliminoi në plejof, pikërisht Partizanin, skuadrën e tretë kryeqytetase, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.

DEBUTIMI I GRAMOZIT
Gramozi, debutuesi historik i Kategorisë Superiore, do të presë në Ersekë peqinasit e Shkumbinit, në një ndeshje shumë entuziaste në aventurën e parë të kolonjarëve midis më të mirave të Shqipërisë.
Skënderbeu, edhe ky i rikthyer në Superligë, do të presë në shtëpi Laçin, kampionin e Kategorisë së Parë dhe rivalin e korçarëve gjatë sezonit të kaluar në kampionatin inferior. Me Laçin është bashkuar sulmuesi Arlind Nora, lojtari që shënoi edhe golin e parë të kampionatit të kaluar, por në radhët e Shkumbinit.
Apolonia-Teuta është dhe çifti i gjashtë i javës së parë të Kampionatit të 71-të Kombëtar të futbollit, dy skuadra me ambicie këtë sezon.

Përballjet e mëdha
Startojnë me Vllaznia-Dinamo

Me mungesën për herë të dytë në 63 kampionatet e fundit të Partizanit, ndeshjet e mëdha janë reduktuar, por sidoqoftë Tirana, Vllaznia e Dinamo, treshja prestigjioze e futbollit shqiptar, pa dyshim që do të ofrojë spektakël dhe emocione. Përballja e parë e madhe është ajo Vllaznia-Dinamo, e programuar për javën e 4-t të Superligës, takim që do të luhet në mitikun “Loro Boriçi”. Në dy përballjet e zhvilluara në Shkodër, një ndeshje u fitua nga Dinamo (0-1, faza e dytë) dhe një nga Vllaznia (1-0, faza e tretë). Java e 7-të ofron derbin e vetëm kryeqytetas Dinamo-Tirana (në fakt do të jenë tri takime midis tyre gjatë tri fazave), ndërsa në javën e nëntë, kampionët në fuqi të Tiranës do të jenë mysafirë në Shkodër, për t’u përballur me Vllazninë.

Sezoni futbollistik 2009-2010
Kategoria Superiore
Java I, 23.08.2009

Tirana-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Gramozi-Shkumbini
Besa-Vllaznia
Apolonia-Teuta
Kastrioti-Dinamo

Sezoni 2008-2009
Java e parë
Rezultatet

Dinamo-Teuta 0-0
Shkumbini-Bylis 4-1
Besa-Flamurtari 0-1
Elbasani-Apolonia 0-0
Lushnja-Partizani 0-1
Vllaznia-Tirana 0-0

SKEMA E KAMPIONATIT
Sipas skemës së paracaktuar nga Federata e Futbollit, dy skuadrat e renditura të fundit do të bien direkt në Kategorinë e Parë, ndërkohë që dy të tjerat të renditura në vendet 9 e 10, do të luajnë ndeshje plejofi me dy skuadrat e renditura në vendet 3 e 4 në Kategorinë e Parë. Kampionati do të luhet me tre faza, nga 11 javë çdo fazë dhe 33 javë në total. Renditja përfundimtare e fazës së dytë përcakton edhe numrat që do të mbajnë skuadrat në shortin specifik të fazës së tretë, ku sipas skemës, vendi i parë ndeshet me të fundit, e më tej: 2-11, 3-10, 4-9, 5-8, 6-7.

Skuadrat dhe trajnerët
e sezonit 2009-2010

Tirana: Ilija Lonçareviç (kroat, i ri)
Vllaznia: Hasan Lika (i ri)
Dinamo: Shkëlqim Muça (i rikonfirmuar)
Besa: Shpëtim Duro (i ri)
Teuta: Mirel Josa (i ri)
Shkumbini: Gugash Magani (i rikonfirmuar)
Flamurtari: Eqerem Memushi (i rikonfirmuar)
Apolonia: Esad Karishik (serb, i rikonfirmuar)
Laçi: Edi Martini (i rikonfirmuar)
Kastrioti: Ramadan Ndreu (i rikonfirmuar)
Gramozi: Ilir Qirjako (i rikonfirmuar)
Skënderbeu: Gerti Haxhiu (i ri)

Kalendari i plotë
Faza e Parë
Java I, 23.08.2009
Tirana-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Gramozi-Shkumbini
Besa-Vllaznia
Apolonia-Teuta
Kastrioti-Dinamo

Java 2, 30.08.2009
Tirana - Skënderbeu
Laçi - Gramozi
Shkumbini - Besa
Vllaznia - Apolonia
Teuta - Kastrioti
Flamurtari – Dinamo

Java 3, 02.09.2009
Skënderbeu - Flamurtari
Gramozi - Tirana
Besa - Laçi
Apolonia - Shkumbini
Kastrioti - Vllaznia
Dinamo - Teuta

Java 4, 13.09.2009
Tirana - Besa
Skënderbeu - Gramozi
Laçi - Apolonia
Vllaznia - Dinamo
Shkumbini - Kastrioti
Flamurtari - Teuta

Java 5, 19.09.2009
Gramozi - Flamurtari
Besa - Skënderbeu
Apolonia - Tirana
Kastrioti - Laçi
Dinamo - Shkumbini
Teuta – Vllaznia

Java 6, 26.09.2009
Gramozi - Besa
Skënderbeu - Apolonia
Tirana - Kastrioti
Laçi - Dinamo
Shkumbini - Teuta
Flamurtari - Vllaznia

Java 7, 04.10.2009
Besa - Flamurtari
Apolonia - Gramozi
Kastrioti - Skënderbeu
Dinamo - Tirana
Teuta - Laçi
Vllaznia - Shkumbini

Java 8, 18.10.2009
Laçi - Vllaznia
Besa - Apolonia
Gramozi - Kastrioti
Skënderbeu - Dinamo
Tirana - Teuta
Flamurtari - Shkumbini

Java 9, 24.10.2009
Apolonia - Flamurtari
Kastrioti - Besa
Dinamo - Gramozi
Teuta - Skënderbeu
Vllaznia - Tirana
Shkumbini – Laçi

Java 10, 31.10.2009
Apolonia - Kastrioti
Besa - Dinamo
Gramozi - Teuta
Skënderbeu - Vllaznia
Tirana - Shkumbini
Flamurtari - Laçi

Java 11, 7.11.2009
Kastrioti - Flamurtari
Dinamo - Apolonia
Teuta - Besa
Vllaznia - Gramozi
Shkumbini - Skënderbeu
Laçi – Tirana

Aktivitetet futbollistike 2009-2010
Java e Parë

23 gusht 2009
Kategoria Superiore

29 gusht 2009
Kategoria e Parë

20 shtator 2009
Kategoria e Dytë

Moshat (U-17, U-19)
13 shtator

Finalja e Superkupës
Tirana-Flamurtari
16 gusht 2009

KATEGORIA E PARË
Partizani e nis me Bilishtin,
Elbasani pret Besëlidhjen

Edhe kampionati i Kategorisë së Parë, që nis më 29 gusht 2009, pritet të dhurojë emocione, pasi midis 16 skuadrave të këtij kompeticionin ndodhen Partizani (15-herë kampion i Shqipërisë) dhe Elbasani (2-herë kampion i vendit). Partizani do të presë në javën e parë në kryeqytet Bilisht Sportin, ndërkohë që në “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani do të përballet me Besëlidhjen. Dy skuadrat e tjera të ardhura nga Superliga, Lushnja e Bylisi do të përballen respektivisht me Luftëtarin (në shtëpi) dhe Memaliaj (në transfertë). Ndeshjet e tjera të javës së parë të kësaj kategorie janë: Dajti-Ada, Pogradeci – Turbina, Burreli – Sopoti dhe Gramshi– Skrapari. Në javën e dytë do të luhet Bylis-Partizani. “Super-derbi” i madh i kësaj kategorie, Elbasani-Partizani do të zhvillohet në javën e 10-të, në “Ruzhdi Bizhuta” (7 nëntor 2009). Partizani-Lushnja do të luhet në javën e 11-të, ndërsa

Kategoria e Parë
Java I, 29.08.2009

Dajti-Ada
Pogradeci - Turbina
Lushnja - Luftëtari
Elbasani - Besëlidhja
Memaliaj - Bylis
Burreli - Sopoti
Gramshi - Skrapari
Partizani – Bilisht Sport

6 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›