KE, nis hetimin për trafik organesh në Kosovë
Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Europës nis hetimet për trafikun e organeve në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e lajmeve AP në Beograd, ku pohohet se Këshilli i Evropës ka filluar një hetim lidhur me akuzat serbe, për trafik organesh të ushtarëve serbë gjatë luftës së Kosovës. Mësohet se senatori zviceran Dik Marti do të udhëheqë hetimet në lidhje me akuzat e bëra publike në librin “Gjuetia” të ish kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte e cila pretendon se në veri të Shqipërisë është kryer trafik organesh të ushtarëve serbë. Dik Marti, i cili u bë i njohur pasi zbuloi skandalin e fluturimeve të CIA-s në disa vende të Europës për të transferuar të burgosur të Guantanamos ka mbërritur në Beograd ku do të qëndrojë dy ditë. Më pas ai do të vizitojë për dy ditë edhe Shqipërinë. Në të dyja vendet parlamentari zvicerian do të takohet me ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë, prokurorët e dy vendeve, parlamentarë dhe përfaqësues të OJF-ve. Gjithashtu një takim të veçantë, parlamentari zvicerian do të ketë dhe me përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur. “Çfarëdo që të jetë e vërteta, ne na mungojnë 300 e deri në 500 njerëz dhe kjo është ajo që ata që synojnë drejtësi duhet ta kenë parasysh”, tha Bruno Vekariq, zëdhënës i Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi. Këto akuza janë hedhur poshtë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të cilët thonë se akuzat janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Rreth 5 muaj më parë, Serbia i kërkoi zyrtarisht Shqipërisë të fillojë hetimet në lidhje me këtë çështje. Por Prokuroria shqiptare e ka hedhur poshtë kërkesën e palës serbe për shkak se hetimet e institucioneve vendore dhe Gjykatës së Hagës nuk kanë gjetur prova rreth akuzave për trafik organesh. Prokuroria e Përgjithshme bëri publik edhe një raport në të cilin theksohet se pas hetimeve, inspektimit dhe verifikimeve të përbashkëta me hetues të Hagës, nuk rezultoi asgjë e vërtetë në lidhje me shkrimet e Del Pontes. Në librin “Gjuetia e Fundit” , ish Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, bën të ditur se në fshatin Gurrë të Matit mund të jenë kryer transplante organesh të pothuajse 300 të burgosurve serbë, gjatë vitit 1999. Banorët e fshatit kanë mohuar akuzat, duke thënë se shtëpia e treguar nga Del Ponte nuk ka shërbyer kurrë si “spital” për të trafikuar organet e serbëve.
Kosova arrestoi 3 persona për mashtrimin
Tre serbë, dy shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Kosovës kanë përfunduar në pranga nga Policia e Kosovës. Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë një operacion në Çagllavicë afër Prishtinës për të arrestuar të kërkuarit Igor Jucinaç, Milutin Radanoviç dhe Predrag Zheljkoviç, nga Beogradi dhe Novi Sadi, të cilët ishin të dyshuar se kanë mashtruar njerëz me anë të parave, me kusht që ata të dëshmojnë kundër UÇK-së në çështjen e ngritur nga prokuroria serbe për transplantimin e organeve njerëzore brenda territorit shqiptar. Policia e kosovës ngriti pretendimet se tre personat e arrestuar u kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash personave të caktuar, për të dhënë dëshmi të rreme mbi trafikun e organeve të serbëve në Kosovë. “Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke premtuar të holla dhe të mira tjera materiale së paku tek një person, që i cili të dëshmojë se ka qenë viktimë e transplantimit të organeve gjatë luftës në Kosovë. Tre të arrestuarit dhe një i katër që është në kërkim kanë bashkëvepruar duke ofruar shuma deri në 100 mijë euro për persona që do të shprehnin gatishmëri të ofronin deklaratat. Dyshohet se dy nga tre personat e arrestuar janë pjesëtarë të Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA).
Ky lajm është publikuar: 04/08/2009