E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e deshmitareve, shtyhet "Qafe-Gjashta"

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te dhjete te pandehurve, te akuzuar per ngjarjen e ndodhur ne "Qafe-Gjashte", eshte shtyre per mungese te deshmitareve. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates, shoqerimin me efektiva te policise te tre prej deshmitareve, te cilet per te disaten here nuk ishin paraqitur per te dhene deklarimet e tyre. Gjate seances se djeshme, prokurori kerkoi edhe pyetjen e te pandehurve, te cilet nuk kane pranuar te japin shpjegimet e tyre para gjykates. Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon per ngjarjen e 4 marsit te vitit 1997, te pandehurit Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa, Edmond Sejko, Mikel (Flamur ose Vladimir) Kendezi, Arben Kendezi, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Ristan Lapa. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" te shtetasit Gjergj Mehmeti, si dhe te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" e mbetur ne tentative, ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit dhe "armembajtje pa leje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›