Kapet Mlladiç, Serbia drejt BE-së

Ratko Mlladiç i shoqëruar nga policia serbe
I fundit i treshes më të rëndësishme të krimeve të luftës në Ballkan (Millosheviç-Karaxhiç- Mlladiç) u arrestua dje në mëngjes nga forcat serbe të sigurisë.Mlladiç u kap në veri të Vojvodinës, në fshatin Lazarevo, rreth 80 km larg Beogradit, në shtëpinë e një kushëririt të tij, e cila ishte e survejuar për dy javë. Lajmin e dha në një konferencë të jashtëzakonshme Presidenti serb, Boris Tadiç, pak para vizitës së shefes europiane të diplomacisë, Katerin Ashton. Ai tha se Serbia tani nuk është më e njollosur dhe se duhet ta ketë të hapur derën e BE-së. Një periudhë e vështirë ka përfunduar dhe reputacioni i Serbisë nuk është më i njollosur, u shpreh Tadiç. Kapja e Ratko Mlladiç, truri i operacioneve ushtarake të shkatërrimit të Bosnjës, mbyll më shumë se një dekadë me turpërim për shumë palë në Ballkan dhe përtej. Demokracia në Serbinë e post-Millosheviçit mbeti e damkosur dhe e izoluar, për sa kohë që strukturat ushtarake e të sigurisë, si dhe gangsterët, e strehuan gjeneralin. Kombet e Bashkuara, Aleanca e NATO-s, shteti holandez, Republika franceze dhe shërbimet më të mëdha të spiunazhit në botë ishin të njollosura të gjitha nga dështimi për një kohë të gjatë ose ngurrimi për kapjen e njeriut që thuhet të jetë vrasësi në masë më famëkeq në Europë. Për prokurorët dhe hetuesit në Hagë, marrja më në fund e Mlladiçit në bankën e të akuzuarve do të përfaqësojë kulmin në 16 vitet e përbuzjes dhe mundit në mesin e varrezave masive, paraqitjet në kabinetet e qeverisë, video-arkivat dhe pyetjet e dëshmitarëve në Ballkan. Një zyrtar i lartë i OKB-së, i cili kishte kaluar shumë orë duke negociuar me Mlladiçin nga ditët e para në Knin, e karakterizoi atë si një psikopat, shumë inteligjent dhe thellësisht i dhunshëm. Shefja e politikës së jashtme në BE, Baronesha Ashton, pasi përgëzoi Serbinë, tha se Mlladiç mund të transferohet në Hagë brenda nëntë apo dhjetë ditëve
Aksioni
Aksioni u krye në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga forcat e BIA-s, Agjencia e Informacionit të Sigurisë në Serbi. Sipas gazetës së Zagrebit Jutarnji List, Mlladiç jetonte nën pseudonimin e Milorad Komadiç. Operacioni sekret për arrestimin e tij erdhi pas një informacioni që Komadiç zotëronte disa shenja të identifikimit të Ratko Mlladiç dhe ishte fizikisht shumë i ngjashëm me të. Më pas, analizat e ADN-së e konfirmuan këtë. Fshatarët janë shprehur për AP se arrestimi i Mlladiçit ishte i qetë dhe i butë. Ata as nuk na zgjuan nga gjumi, tha një prej banorëve. Një polic serb ka thënë për Reuters se Mlladiç u prangos dhe ishte bashkëpunues gjatë arrestimit, ai dukej shumë më i moshuar dhe i mbaruar. Zor se mund të njihej. Rasim Ljajiç, ministër dhe bashkëpunëtor i Gjykatës së Hagës, tha për televizionin shtetëror serb se Mlladiç dukej si plak kur ishte arrestuar. Ishte i zbehtë, që tregon se ai rrallë ka dalë nga shtëpia. Mund të kalonte afër dhe të mos e njihje. Komunikoi normalisht me anëtarët e shërbimit të sigurisë, tha ai. Ljaliç shtoi se ai kishte dy pistoleta në shtëpi, në kohën kur u arrestua. Ndërkohë, Agjencia B92 e Beogradit ka raportuar se krahët e Mlladiçit ishin të paralizuara, si rezultat i një infarkti.
Reagime
Presidentja e shoqatës së nënave të Srebrenicës, Hajra Çatiç, tha se arrestimi i Ratko Mlladiç është një lehtësim për familjet e viktimave. Rreth 150 banorë të Lazarevos, fshatit ku u kap Mlladiç, kanë sulmuar dje reporterët duke bllokuar edhe rrugën që ata të mos i afroheshin shtëpisë ku kishte jetuar heroi i tyre.
Familja
Avokati i familjes së Mlladiçit tha se ata janë të lumtur që mësuan se Ratko Mlladiç është gjallë. Familja po shpreson në një shans për ta parë atë pas shumë vitesh që kanë qenë të ndarë, tha Milosh aljiç. Ata kanë të drejtë ligjore për ta parë atë përpara se të ekstradohet, gjë që nuk duhet të ndodhë deri javën e ardhshme, shtoi Saljiç, duke sqaruar se familja besonte se ai kishte vdekur dhe arrestimi i tij ishte një surprizë e madhe.
Cili spiunoi
Identiteti i personit që mund të jetë 10 milionë euro më i pasur, plus 5 milionë dollarë të ofruara nga SHBA, nuk është bërë publik nga autoritetet. Megjithatë, nuk dihet ende nëse do ti marrin paratë e premtuara. Zv/kryeministri serb, Bozhidar Gjeliç, më parë ka shpjeguar se paratë do të merreshin nga buxheti i shtetit. Kushdo qoftë personi që ka dhënë informacionin i cili çoi në kapjen e Mlladiçit, është mes 7 për qind të serbëve që janë shprehur se në këmbim të aq shumë parave do ta raportonin atë. Një ekspert sigurie në Beograd, Zoran Dragishiç, tha se autoritetet e dinin se ku ishte Mlladiç, vetëm pritën momentin e duhur për ta kapur: Është vizita e Ashtonit sot, pastaj raporti i Serge Bramertz në qershor nuk kishte kohë më të përshtatshme se kjo, puna duhej mbaruar.
Mbetet edhe një
Mbetet edhe një i dyshuar i rëndësishëm, i shumëkërkuar nga Haga, Goran Haxhiç, një lider i serbëve të Kroacisë në fillim të viteve 90. Por, me arrestimin e tre të mëdhenjve: Sllobodan Milloseviç, Radovan Karaxhiç dhe tani Mlladiç, Beogradi e ka vendosur veten përtej kritikave për çështjet e krimeve të luftës.
akuzat
Akuza 1: gjenocid
Akuza 2: bashkëpunim në gjenocid
Pika 3: përndjekje mbi baza politike, racore dhe fetare
Pika 4: shfarosje
Akuza 5: vrasje
Pika 6: vrasje
Akuza 7: dëbim
Akuza 8: veprime çnjerëzore (transferim i dhunshëm)
Pika 9: terrorizimi i civilëve
Akuza 10: vrasje
Akuza 11: vrasje
Akuza 12: trajtim mizor
Akuza 13: veprime çnjerëzore
Akuza 14: sulm ndaj civilëve
Akuza 15: pengmarrje (200 trupa të OKB-së)
Reagime
Presidenti shqiptar, Bamir Topi, e quajti një lajm të mirë për sigurinë arrestimin e Mlladiçit, ndërsa kryeministri Berisha e cilësoi atë si figurën më të zezë në Ballkan. Barak Obama e ka përshëndetur arrestimin e Mlladiçit si një ditë të rëndësishme për familjet e viktimave të tij. Ministri i jashtëm britanik, Uilliam Hague, e vlerësoi këtë si një moment historik, ndërsa presidenti francez, Nicolas Sarkozi, tha se ky ishte një veprim shumë kurajoz nga presidenca serbe. Ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, tha se shpresat e Serbisë për të hyrë në BE ishin më të ndritshme se kurrë më parë. Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, ka përshëndetur arrestimin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Ban Ki Mun e quajti këtë një ditë historike për Serbinë.
Karaxhiç
Mjeshtri politik i Mlladiçit, Radovan Karaxhiç, i cili që prej vitit 2008 qëndron në paraburgimin e Hagës, ka shprehur keqardhjen e tij për arrestimin e Mlladiçit. Karaxhiç është shprehur nëpërmjet avokatit të tij se i vjen keq për humbjen e lirisë së gjeneral Mlladiçit. Avokati amerikan i Karaxhiçit, Peter Robinson, e përcolli mesazhin pak pasi vizitoi klientin e tij në paraburgimin e Hagës, ku së shpejti ai do të jetë me mikun e tij, Mlladiç. Robinson tha se Karaxhiç kishte ndërmend të punonte me Mlladiçin për të nxjerrë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Bosnjë.
Mlladiç, heroi i fundit i nacionalistëve serbë
Gjenerali Ratko Mlladiç u bë një nga njerëzit më të kërkuar në botë pas masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë myslimanë, në qytetin nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara. Që në vitin 1995, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka nxjerrë urdhër arresti për të, me 15 akuza. Ratko Mlladiç lindi në Bosnjë, në fshatin Kalinovik, në vitin 1942. Tri vite më pas, babai i tij, një gueril i Lu