E Diel, 1 Nëntor 2026

Era e Malit ne pranga dy trafikante te lendeve narkotike

Operacioni

Policia ka vene ne pranga Andrea Gjiken 35 vjec dhe Gezim Papen 36 vjec nga Vlora pasi dyshohen se trafikonin lende narkotike. Burime policore thane se ishte marre informacion se ne nje automjet te nisur nga Saranda ne drejtim te Vlores ndodhej nje sasi e konsiderueshme lende narkotike. Teksa mjeti me targa te Vlores VL 1449 D ishte duke kaluar Llogorane forcat policore organizuan operacionin Era e Malit qe nisi me ndalimin dhe kontrollin fizik te automjetit. Fillimisht nuk u gjet asgje ne kamioncine por personat qe udhetonin me te u shoqeruan per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Vlores. Pas kontrollit te ribere u gjeten te fshehura ne karrocerine e kamioncines rreth 250 qese te presuara me marijuane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›