E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet australiani qe kercenoi me bombe ndertesen e gjykates ne Sidnei

UPDATE - Policia e Sidnejt ka vënë në pranga personin që kërcënoi me bombë ndërtesën e gjykatës.

Sipas policisë, ai është dërguar në paraburgim ndërsa vajza e tij 12-vjeçare të cilën e kishte marrë peng, është liruar dhe ribashkuar me familjen e saj.

Policia nuk e ka bërë publik emrin e njeriut e as ndonjë detaj lidhur me motivet që e shtynë atë për të shkaktuar ngjarjen.

Personi në fjalë, që ishte me vajzën e tij të vogël, i ka dorëzuar një listë me kërkesa policisë.

Policia tha se kërkesat e personit nuk kanë lidhje me çështje ligjore.

Zyra në fjalë ndodhet pas ndërtesës që merret me çështjet familjare, por autoritetet thonë se nuk ka të dhëna për të.

Një recepsioniste e zyrës tha se personi, i cili dukej rreth të pesëdhjetave, hyri në ambientet e firmës dhe kërkoi të fliste me dikë.

“Kur unë i thash atij se aty nuk kishte asnjë person me emrin që përmendi, ai iu drejtua shkallëve dhe tha: ‘telefonoi zyrës së prokurorit, telefono këtë person dhe thuaju se kam një bombë në çantë”, tregoi recepsionistja për mediat ndërkombëtare .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›