E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrihet rekordi ne detin Jon Voltolina pershkon me not Otranto-Vlore

Atleti italian, Masimo Vontolina përshkroi me not pa ndalesë, kanalin e Otrantos me pikënisje nga Punta Palacia për të mbërritur në portin e Orikumit.

Atleti Vontolina pasi qëndroi në det për 24 orë, mbërriti në brigjet tona por fuqia prej 3 ballësh e detit nuk i lejoi notarit italian të dilte në breg për shkak të dallgëve të mëdha dhe relievit shkëmbor.

Gjithsesi, Voltolina mundi të thyente rekordin sipas miljeve të parashikuara duke përshkruar 60 milje detarë.

Në Portin Turistik të Orikumit, ai iu nënshtrua një rehabilitimi prej 3 orësh në anijen mjekësore që e shoqëronte nga Italia.

Ndërkohë, alteti italian është pritur në bregdetin shqiptar nga konsulli i Italisë në Vlorë Serxhio Strozi, ish-kryetarja e parlamentit italian Irene Piveti si dhe nga drejtues te ministrisë së Sporteve.

Sipërmarrja e Voltolinit kërkoi të jetë një shenjë miqësie mes të gjithë popujve të Mesdheut që sot përjeton shumë konflikte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›