Kapet autori i vrasjes së Shijakut
Vrasja e ndodhur dje pasditë vonë, në Shijak ku mbeti i vdekur Hysen Bega, dyshohet të ketë për autor Nazmi Ramillin, 24 vjeç nga fshati Hardhishte i Shijakut. Është ai që akuzohet se ka qëlluar mbi babain e tre fëmijëve me kallashnikov, duke e lënë të vdekur. Ramilli është prangosur sot në mëngjes nga policia e qarkut të Durrësit. Policia ka deklaruar se dyshimet bien mbi Ramillin pasi mendohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Në 2003 dushohet se viktima Bega ka vrarë dajën e Ramillit Jaho Smoqin.
Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 19 e 15 minuta në lagjen 'Erzen' të Shijakut. Viktima ka qenë duke ecur në këmbë kur një person me motorr tip "Piaxho", ka ulur shpejtësin edhe dhe në çast ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri mbi 46-vjeçarin. Për pasojë Bega ka mbetur i vdekur ndërsa autori i krimit është larguar me shpejtësi të madhe. Kalimtarë të arstiti kanë shpejtuar t'i vijnë në ndihmë viktimës, por përpjekjet e tyre kanë qenë të kota, pasi ai kishte dhënë shpirt mbi një pellg të madh gjaku. Ndërkohë që policia ka gjetur dhe ka sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes 18 gëzhoja automatiku.