"Kujdes me normen e interesit"

Kryeministri Berisha keshilloi nga Forumi Ekonomik i Davosit qe Banka e Shqiperise te tregohej e kujdesshme ne lidhje me uljen e normes se interesit per lekun. Ne nje prononcim per agjencine prestigjioze te lajmeve RUETRS, kryeministri Berisha deklaroi se Banka duhet te jete e kujdesshme ne levizjet e lekut, per faktin se keto levizje mund te cojne ne uljen e kursimeve. "Ne duhet te jemi te kujdesshem. Ne duhet te jemi shume te kujdesshem sepse kemi nevoje per ruajtjen e kursimeve", deklaron kryeministri Berisha i cituar nga agjencia e lajmeve RUTERS. Sipas Berishes levizjet, per sa i perket normes se interesit duhet te behen ne rastet kur ka nje monitorim te detajuar te zhvillimeve ekonomike ne vend. Kreu i ekzekutivit, pas takimit te tij ne Davos me kryeministrin e Suedise, Fredrik Reinfeldt, deklaroi per agjencine prestigjioze te lajmeve se, Shqiperia eshte nje nga vendet qe nuk eshte prekur nga kriza ekonomike dhe per kete eshte mire qe te hidhen hapa te kujdesshme. Sipas kryeministrit Berisha, mos prekja nga kriza eshte edhe rezultat i menaxhimit te kredive nga ana e bankave. "Sistemi yne bankar ka mjaft likuiditete, sepse bankat shqiptare nuk kane dhene kredi me shume se 50-60 % te depozitave te tyre", komentoi kryeministri Berisha. Ne diskutimet e tij ne Davos, per krizen ekonomike, kryeministri Berisha e ka cilesuar "babezine njerezore si nje nga shkaqet kryesore te kesaj krize te paprecedent". Ne fillim te kesaj jave, Banka Qendrore e Shqiperise vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.5 %, nga 5.75 % ne perpjekje per te rritur ekonomine, nderkohe qe norma e interesit baze, u mbajt e pandryshuar ne nivelin 6.25 % gjate vitit 2008. Ky ndryshim do te thote qe tashme norma baze e interesit te kredive do te jete 5.75 per qind. Pritet qe ky vendim te zyrtarizohet gjate se merkures se ardhshme, pasi te shqyrtohet nga Keshilli Mbikeqyres. Kjo mase pritet te aprovohet edhe nga ky keshill, duke i hapur rrugen marrjes se huas nga bankat private, me nje interes me te vogel drejt Bankes se Shqiperise. Vendimi per uljen ose jo te normes se interesit te kredive eshte diskutuar per disa jave ne Banken e Shqiperise, duke perplasur dy grupe ekspertesh qe nuk ndajne te njejtat mendime per kete ceshtje. Nje pjese e eksperteve qe merren me hartimin e politikave ekonomike te Bankes se Shqiperise ishin dakord per uljen e normes, duke e pare kete veprim jo vetem si nje mase per te parandaluar renien e shpejte te cmimeve, por edhe per te furnizuar bankat me me shume likuiditet dhe me kosto me te ulet.
Vendimi
Ne fillim te kesaj jave, Banka Qendrore e Shqiperise vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.5 %, nga 5.75 % ne perpjekje per te rritur ekonomine, nderkohe qe norma e interesit baze, u mbajt e pandryshuar ne nivelin 6.25 % gjate vitit 2008.
Vendimi
Ne fillim te kesaj jave, Banka Qendrore e Shqiperise vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.5 %, nga 5.75 % ne perpjekje per te rritur ekonomine, nderkohe qe norma e interesit baze, u mbajt e pandryshuar ne nivelin 6.25 % gjate vitit 2008.