Topi dhe Rama, i sjellin fat Tiranes

Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi dhe kryetari i Partise Socialiste, si dhe kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama, jane pare se bashku ne tribunen "vip" te stadiumit "Qemal Stafa", per te ndjekur nga afer ndeshjen Dinamo-Tirana. Dy perfaqesuesit kane mbetur te kenaqur pas fitores se Tiranes, por gezimi i tyre eshte shtuar edhe me shume, ashtu si edhe i te gjithe tifozeve te tjere bardheblu, pas humbjes se Vllaznise. Per te ndjekur ndeshjen e djeshme, ne tribune ishin edhe perfaqesues te tjere te politikes, nga te dy kampet. Dominonin tifozet e Tiranes. Ne ndeshjen e djeshme derbi, me interesante dukej prezenca e kreut te opozites, Edi Rama, i cili nuk ka qene ne asnje ndeshje gjate ketij sezoni, per te pare nga afer kampionatin shqiptar. Ne nje ndeshje miqesore te Tiranes me Milanin, ne kete tribune ishte i pranishem kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha. Kete radhe Rama preferoi te shihte nje ndeshje normale derbi, ku luante ekipi i Tiranes, qe administrohet nga bashkia. Kurse Presidenti Topi njihet si nje tifoz i thekur i Tiranes. Madje Topi e ndjek shpesh ekipin e tij, edhe ne ndeshjet normale te kampionatit. Topi dhe Rama kane shkembyer edhe batuta mes tyre, gjate ndeshjes. Kreu i bashkise se Tiranes, vetem pak dite me pare zhvilloi nje mbledhje me drejtuesit e klubit bardheblu, me qellim qe te mos cenohet objektivi i ketij sezoni, fitimi i titullit. Donatoret e Tiranes gjate pjeses se pare te kampionatit kane pasur konflikte te shpeshta, aq sa eshte vene ne diskutim financimi i ekipit dhe permbushja e objektivit. Pas nje takimi me tre prej donatoreve, Rama arriti deri diku te normalizoje situaten. Kryebashkiaku preferoi te ndiqte ekipin nje jave pas mbledhjes, per te pare reagimin e lojtareve. Nderkaq, ne stadium ishin edhe perfaqesuesit me te larte te klubeve respektive.