Kapet grabitesi me dhune i grave
TIRANE - Nje i ri eshte arrestuar pasi u kishte vjedhjen tre grave, parate dhe kartat e bankave. Policia e Tiranes tha dje se, pasi i ruante ato, 18-vjecari nga Lapraka, Fatbardh Byberi, i sulmonte dhe u merrte portofolin si dhe karta e bankave ku me pas terhiqte parate. Arrestimi i adoleshentit eshte bere dy dite me pare, rreth ores 16:00, nga efektivat e Komisariatit numer 3. Byberi ka qene dhe me pare i denuar per vjedhje. Nga te dhenat e policise, eshte mesuar se, 18-vjecari ishte i shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se eshte autor i vjedhjeve te tre femrave ne dite te ndryshme. Burimet e policise thane se, Byberaj dyshohet se, ne 26 dhjetor te vitit te kaluar, ne Rrugen e Durresit, i ka vjedhur nje femre portofolin dhe karten bankare, me ane te se ciles ka terhequr ne bankomat shumen prej 70 mije lekesh. Pak dite me pas, ne 10 janar te ketij viti, po ne Rrugen e Durresit, ka vjedhur portofolin e nje gruaje me 38 mije leke brenda. Vetem pas gjashte ditesh, ai kishte piketuar edhe viktimen e radhes. Me 16 janar, por ne vendin ku kishte grabitur dy femrat e para, i ka vjedhur portofolin dhe karten bankare, nje gruaje tjeter. Me ane te kartes ka terhequr ne bankomat shumen prej 45 mije lekesh. Gjate arrestimit, Byberit, i eshte gjetur me vete nje thike, te cilen e mbante pa leje dhe me te cilen kercenonte viktimat e tij.
A. Cena
A. Cena