Droga, arrestohen dhjetera shqiptare
ROME - Policia italiane arrestoi disa shqiptare gjate dites se djeshme, per trafik droge, ne dy operacione te ndryshme. Ne operacionin e pare jane arrestuar 55 persona, shqiptare e afrikano-veriore, pjese e nje rrjeti trafiku doge. Sipas mediave italiane behet e ditur se arrestimet jane bere ne kuader te operacionit te koduar "Tamer", i cili sekuestroi 14.250 doza heroine. Perpos te arrestuarve, 87 persona te tjere jane ne hetim per trafik droge. Nga te dhenat, organizata e shkaterruar kishte shtrirje ne, Shqiperi, Holande dhe ne Spanje, nderkohe qe ne Itali, ishte e shtrire ne Lombardi dhe ne Veneto. Policia italiane ka sqaruar se nga Padova, droga shperndahej me pas dhe ne Emilia Romagna, Toskana dhe Trentino. Nga te dhenat policore, jane sekuestruar dhe 11 kilograme droge, prej te cilave, 5 kokaine dhe 3 heroine. Po dje karabinieret e provinces se Ravenes ne Itali zbuluan nje organizate te trafikut nderkombetar te heroines, kokaines, hashashit. Ne pranga perfunduan Erion Malko, Almarildo Mitrushi, Roland Qirko dhe Fatmir Xhahysa.
A. Cena
A. Cena