Kapet hajduti i pikturave, 1000 tablo në banesën e Sotiraq Xegës

Skandali i zhdukjes misterioze të veprave të artit në Korçë, ka angazhuar policinë e Korçës në një aksion kontrolli në banesën e Sotiraq Xegës, ish-përgjegjës i Galerisë së Arteve.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia bën me dije se në banesën e tij janë gjetur disa piktura, pjesë e listës së veprave të zhdukura. Krahas Xegës policia ka ushtruar kontroll dhe në shtëpinë e përgjegjësit aktual të Galerisë së Arteve, por nuk ka gjetur asnjë pikturë aty.
Ndërkaq në operacionet hetimore është aktivizuar edhe Shërbimi Informativ Shtetëror për të zbuluar vendodhjen e këtyre veprave që janë pjesë e pasurisë kombëtare.
Drejtori i Qendrës Kulturore ne Korce, Vladimir Topi e ka cilesuar kete ngjarje një akt teper te rëndë. Ai thotë se 27 prej 60 pikturave te zhdukura i përkasin piktoit te njohur Vangjush Mios, ndërsa pjesa tjetër janë vepra të autorëve të tjere te njohur.
Tashmë fondi i Galerisë së Arteve në Korçë është i bllokuar nga policia dhe është nën mbikqyrjen e grupit të hetimit deri në përfundim të hetimeve të plota në të.