E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Min. e drejtësisë: Nisma e PD-së sipas rekomandimeve

Ministria e Drejtësisë ka deklaruar sot se nisma e mazhorancës për heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese është i bazuar në rekomandimet e Bashkimit Europian. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesi i ministrisë theksoi se amendamentet e paraqitura nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese janë rekomandime të propozuara edhe nga misioni Euralius.
 

“Ministria e drejtësisë informon qytetarët se i gjithë teksti integral është përgatitur i bazuar në rekmandimet e BE-së. Teksti i amandementeve të propozuara për ndryshimet kushtetuese është nga misionin Euralius ndërsa teksti për heqjen e imunitetin për zyrtarët e lartë nga projekti PACA e Këshillit të Europës”thuhet në deklaratë.

Sipas ministrisë projektet për heqjen e imunitetit të EURALIUS dhe PACA-s u janë paraqitur në shtator të vitit 2011 përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste ku këta të fundit kanë qënë dakort me to. Ministria e drejtësisë në funksion të transparencës vendos në dispozicion të publikut të dyja këto projekte duke i publikuar në faqen e saj në internet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›