Aksidenti tragjik pret në mes pushimet e familjes kosovare
Kukës- Një aksident tragjik me bilanc dy të vdekur dhe një të plagosur ka prerë në mes pushimet e një familjeje kosovare.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor kukës-Kalimash rreth orës 20:15 minuta , ku është përfshirë një familjë kosovare e cila udhëtonte drejt Shqipërisë për pushime verore.
Mësohet se viktimat janë vogëlushja e familjes Urata Kurti 10 vjç, Agim Kurti 54 vjeç, ndërkohë mësohet se bashkshortja e të ndierit ka mbetur e plagosur.
Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit, por ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Familja kosovare po udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushimet verore, kur makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.
Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ato udhëtonin.
/IDEA/