E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e të drejtave, 2 komisionere firmosin marrëveshje

Të dhënat personale dhe mbrojtja nga diskriminimi i qytetarëve tashmë do të kenë një vëmendje më të madhe nga Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ai i diskriminimit.
 

Me anë të një marrëveshje të nënshkruar nga dy drejtueset Flora Cabej dhe Irma Baraku këto dy institucione angazhohen për të përmirësuar kushtet për mbrojtjen e të drejtave të individit në vendin tonë.

Nga kjo marrëveshje palët do të angazhohen të bashkëpunojnë për hartimin e akteve administrative dhe ligjore si dhe hartimin e politikave qe do të sjellin përmirësimin e kushteve për të dhënat personale dhe luftë më të madhe kundër diskriminimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›